Politike

“Kemi litarin në fyt”, Grida Duma takon përfaqësues të biznesit të vogël në Kavajë: Frenojmë krizën ekonomike, më

18 Shkurt 2021, 16:22 Nga DOSJA
“Kemi litarin në fyt”, Grida Duma takon përfaqësues

KAVAJË– Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë zonjës Duma se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.


“Kemi litarin në fyt”, – i thanë zonjës Duma përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe zoti Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë. Për këtë, tha zonja Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.

(A.k.dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll