Politike

Këto perla s’duhen humbur! Italiania i “ankohet” Ramës në Vlorë: Çmimet në Shqipëri janë shumë të ulëta nga në

18 Shkurt 2021, 14:56 Nga DOSJA
Këto perla s’duhen humbur! Italiania i “ankohet”

VLORE- Një qytetare italiane është shprehur e lumtur që ka ardhur në Shqipëri dhe për të jetuar në Vlorë. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama ku u shpërndanë teserat e Partisë Socialiste, italiania teksa foli në gjuhën e saj dhe u përkthye nga ERTV, shkoi edhe më tej kur tha çmimet në Shqipëri janë më të ulëta edhe se në Itali apo Portugali.


DIALOGU MES RAMËS DHE QYTETARES: 

Qytetarja: Vendosëm që të vinim me pushime, dhe na pëlqeu shumë sidomos për të jetuar në Vlorë, kemi një vit e gjysmë këtu.

Rama: Meqë ju jeni në anëtare e partisë së PS-së tani. Do ju kërkoja që të jepni kontributin e parë për partinë, duke ju përgjigjur atyre që thonë se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Europë.

Qytetarja: Çmimet absolutisht jo. Ne shpenzojmë gjysmën e asaj që shpenzojmë në Itali, çmimet janë shumë më të ulëta.

Rama: Nuk po shkoj më tej, sepse ju nuk paguani taksa po paguani faturat e energjisë dhe të ujit. Ata që thonë që energjia elektrike kushton më shumë në Shqipëri se në Europë, çfarë do tu thoni.

Qytetarja: Jo është 1/3 e çmimit. Edhe në Portugali është më shtrenjtë se në Shqipëri. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll