Mërzitet nga fitorja e thellë e Albin Kurtit, Behgjet Pacolli kërkon hapjen e kutive
KOSOVË– Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vlerësuar lart organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit. Sipas AKR-së, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputetë, për të cilët ka kërkuar rinumërim.
“Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga komisionarët e papërgjegjshëm në qendrat e votimit. Andaj, për një garë të drejtë e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së”, thuhet në një reagim të AKR-së.
Ata kanë kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm kutit e votimit, ku sipas tyre manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre.
“Aleanca Kosova e Re këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet, të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës. Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme”, thuhet në reagimin e AKR-së.
Më tej thuhet se Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR-ja.
Marrë nga: Zëri
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Jam martuar”/ Zhduket vajza në Pejë, një mesazh zanor ndryshon rrjedhën e ngjarjes: Nuk kisha rrugë tjetër, m
KOSOVË-Një ngjarje misterioze ka ndodhur ditën e sotme në Pejë. Indeksionline, bën me dije se një vajzë nga Peja kishte ikur nga shtëpia e saj.Kanë qenë dy...
Tentuan të vjedhin 1.3 miliard dollarë, e pësojnë hakerat koreano-veriorë
SHBA- Tre hakera koreano-verior janë akuzuar nga SHBA për tentativë vjedhjeje t 1.3 miliardë dollarëve. BBC shkruan se tre hakerat koreano-veriorë janë Park Ji...
Vetëvendosja, jo aleancë me serbët/ Ka dakordësi me komunitetin egjiptian dhe boshnjak
KOSOVË– Bashkëpunimin e vetëm për krijimin e shumicës së nevojshme parlamentare për votimin e Qeverisë dhe realizimin e agjendës politike, Lëvizja Ve...
Ambasadori amerikan në Prishtinë: Fituesit e zjedhjeve të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re
KOSOVË– Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë e re sa më...
Kosova drejt marrëdhënieve diplomatike me Bahrjenin, Ministrja e Jashtme: Do të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe strategjik
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar me homologun e saj të Bahrjenit, Abdullatif bin Rashid Alzayani. Lajm...
Ashpërsohet situata me Turqinë, SHBA ndërton bazë ushtarake 500 metra larg vendit islam
SHBA- SHBA-ja ka ngritur një bazë ushtarake 500 metra larg kufirit me Turqinë. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Turqia. Milliyet shkruan se kjo gjë ka bërë...
Vatikani ‘kërcënon’ punonjësit, kush refuzon të vaksinohet humb vendin e punës!
ROMË – Vatikani ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj punonjësve të cilët nuk pranojnë të vaksinohen për COVID-19, duke paralajmëruar se rrezikojnë ...
SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemi në Evropë
SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si...
Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja
MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e COVID-19. Kë...