Politike

Shkelja e masave anti-Covid/ Gjobitet me 5 milionë lekë të reja Belind Këlliçi, mesazhi që la në procesverbal

18 Shkurt 2021, 14:13 Nga DOSJA
Shkelja e masave anti-Covid/ Gjobitet me 5 milionë lekë të reja

TIRANË– Belind Këlliçi i Partisë Demokratike është gjobitur ditën e sotme me 5 milionë lekë të reja për shkelje të masave anti-Covid.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga Këllici përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa thekson se kjo është një gjobë për opozitën. Ai ka ndarë dhe foton e gjobitjes në të cilën ka shkruar: Rama ik dhe 66 ditë.!

REAGIMI I KËLLIÇIT

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.Pastaj ju pret 25 prilli.Asnje hap pas 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjobitet belind këllçi gjobitet belind këllçi

Sondazh

Poll