Bota

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Fituesit e zjedhjeve të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re

18 Shkurt 2021, 16:52 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në Prishtinë: Fituesit e zjedhjeve të

KOSOVË– Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë e re sa më shpejt.

“Unë dëshiroj gjithashtu të përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe paqësore. Ata folën edhe një herë. Nxis partitë fituese që të formojnë qeverinë shpejtë dhe në mënyrë efikase”- tha Kosnett, teksa foli në ceremoninë inauguruese të induksionit gjyqësor të Akademisë së Drejtësisë, në Prishtinë.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka kohë për t’u vonuar, pasi sipas tij qeverinë e re e presin një sërë sfidash përpara.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri efektive që përmbush mandatin e saj në plotë”, ka shtuar Kosnett.

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë i fitoi fituar Lëvizja Vetëvendosje. Në vend të dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës dhe në të tretin Lidhja Demokratike e Kosovës. Kosnett ka takuar të martën udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin, siç ka thënë, ka diskutuar “rrugën përpara të Kosovës”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora philip kosnett philip kosnett

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 13:27

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjelos...