Bota

Kosova drejt marrëdhënieve diplomatike me Bahrjenin, Ministrja e Jashtme: Do të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe strategjik

18 Shkurt 2021, 16:49 Nga DOSJA
Kosova drejt marrëdhënieve diplomatike me Bahrjenin, Ministrja e

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar me homologun e saj të Bahrjenit, Abdullatif bin Rashid Alzayani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se ka folur me Rashid Alzayani për të rritur bashkëounimin mes Kosovës dhe Bahrejnit. Sipas Ministres kjo gjë do të sjellë bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Bahrjenit si dhe do të rrisë shanset për marrëdhëniet diplomatike.

Postimi i plotë:

Zhvillova dje një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahrejnit, Dr. Abdullatif bin Rashid Alzayani. Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Bahrejnit përmes rritjes së kontakteve midis institucioneve tona. U dakorduam që Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin edhe bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, duke punuar përkrah partnerit tonë të përbashkët SHBA-ve, drejt një epoke të re të bashkëpunimit mes vendeve tona. E përgëzova homologun nga Bahrejni edhe për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat hapin rrugën për paqe dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në Lindjen e Mesme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora abdullatif bin rashid alzayani meliza haradinaj stublla abdullatif bin rashid alzayani meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 13:27

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjelos...