Bota

Tentuan të vjedhin 1.3 miliard dollarë, e pësojnë hakerat koreano-veriorë

18 Shkurt 2021, 17:28 Nga DOSJA
Tentuan të vjedhin 1.3 miliard dollarë, e pësojnë hakerat

SHBA- Tre hakera koreano-verior janë akuzuar nga SHBA për tentativë vjedhjeje t 1.3 miliardë dollarëve. BBC shkruan se  tre hakerat koreano-veriorë janë Park Jin Hyok, Jon Chang Hyok dhe Kim Il. Këta tre akuzohen për komplote kriminale të cilat përfshijnë mashtrime bankare si dhe manipulim të të dhënave.

Një nga të pandehurit Park Jin Hyok është akuzuar edhe më parë për hakimin e Sony Entertainment Pictures. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Demers, tha se Koreja e Veriut “është bërë si një sindikatë kriminale me një flamur”.

“Operatorët e Koresë së Veriut, duke përdorur tastierë në vend të armëve, duke vjedhur kuletat dixhitale të kriptomonedhës në vend të thasëve me para, janë grabitësit kryesorë të bankave në botë,” tha Z. Demers.

Të tre hackerat momentalisht ndodhen në Korenë e Veriut, e cila nuk i ekstradon qytetarët e saj për tu përballur me krimet në SHBA.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jon chang hyo kim il park jin hyok jon chang hyo kim il park jin hyok

Sondazh

Poll