Bota

Vatikani ‘kërcënon’ punonjësit, kush refuzon të vaksinohet humb vendin e punës!

18 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
Vatikani ‘kërcënon’ punonjësit, kush refuzon të

ROMË  – Vatikani ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj punonjësve të cilët nuk pranojnë të vaksinohen për COVID-19, duke paralajmëruar se rrezikojnë të humbin punën.

Sipas një dekreti nga Kardinali Giuseppe Bertello, punonjësit që refuzojnë vaksinën “pa arsye të provuara shëndetësore” përballen me ndëshkime që mund të përfshijnë largimin nga puna, shkruajnë mediat e huaja.

Qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël i pavarur në botë, i vendosur në zemër të Romës. Aty janë të punësuara mijëra njerëz, shumica e të cilëve jetojnë jashtë territorit prej 100 hektarësh me mure dhe brenda Italisë.

Muajin e kaluar Vatikani filloi vaksinimin e njerëzve të pastrehë që kujdesen për ushqimin dhe mjediset shëndetësore të territorit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kercenohen punonjesit vaksinimi ne vatikan vatikan kercenohen punonjesit vaksinimi ne vatikan vatikan

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 13:27

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjelos...