Bota

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja

18 Shkurt 2021, 15:17 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e

MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e COVID-19. Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3,018 viktima. 

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 371 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 98,174 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 88,778 pacientë, sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 131 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 13:27

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjelos...