Bota

Për një selfie turistët rrezikojnë përhapjen e COVID-19 te gorillat e egra

18 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA
Për një selfie turistët rrezikojnë përhapjen e COVID-19

ANGLI- Turistët që bëjnë selfie me gorilla të egra malore mund të vendosin primatët në rrezik të zhvillimit të COVID-19, sipas studimit të ri.

Shkencëtarët nga Universiteti Oxford Brookes, Angli, panë qindra postime në Instagram nga njerëz që vizitonin kafshët në Afrikën Lindore dhe zbuluan se shumica e turistëve ishin mjaft afër gorillave, duke rrezikuar të përhapnin viruse dhe sëmundje, sipas një njoftimi për shtyp nga universiteti të martën.

“Rreziku i transmetimit të sëmundjes midis vizitorëve dhe gorillave është shumë shqetësues,”– tha autori kryesor i studimit Gaspard Van Hamme, një student i Universitetit të Oxford Brooks i cili filloi punën në studim gjatë programit të tij master.

Ata që vizitonin gorillat në natyrë u kërkohej të vishnin maska ​​për fytyrën edhe para pandemisë, tha Svensson për CNN, si pjesë e Udhëzimeve të Praktikës më të Mirë për Turizmin e Majmunit të Madh të zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Gorillat malore janë shënuar si të rrezikuara, me rreth 1,063 prej tyre të mbetura në natyrë, sipas njoftimit.  Tani që e dimë që gorillat mund të kapin Covid-19, është edhe më e rëndësishme që vizitorët të mbajnë një maskë, shtoi Svensson.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gorrilat koronavirusi ne afriken e jugut gorrilat koronavirusi ne afriken e jugut

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 13:27

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjelos...