Aktualitet

Rritet numri i vdekjeve, MSH publikon shifrat: Në 24 orët e fundit regjistrohen 17 viktima dhe 1112 raste të reja me Covid-19

18 Shkurt 2021, 17:03 Nga DOSJA
Rritet numri i vdekjeve, MSH publikon shifrat: Në 24 orët e fundit

TIRANË– 17 të vdekur dhe 1112 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 17 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë 1,617.

Ndërsa, nga 3935 që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar, Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1112
Të shëruar në 24 orë      991
Të shtruar në spitale      594
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3935

Testime totale           428,654
Raste pozitive            96,838
Raste të shëruara      60,675
Raste Aktive               34,546
Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20973
Fier     2827
Vlorë      1802
Durrës    1782
Shkodër  1454
Elbasan   1148
Lezhë   1005
Korçë   988
Berat       980
Gjirokastër 843
Kukës   420
Dibër    324

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 16:35

TIRANË– Vili Minarolli, një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë e ka konsideruar të padrejtë faktin që dy...