Aktualitet

Procedimi i motrave Lalo pas denoncimit të fortë, vjen reagimi i Metës: Dhunim dhe qasje e tmerrshme njerëzore, lijini të q

18 Shkurt 2021, 17:01 Nga DOSJA
Procedimi i motrave Lalo pas denoncimit të fortë, vjen reagimi i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të lihet e qetë familja Lalo, pas raportimeve që dy motrat të cilat denoncuan vdekjen e babait të tyre në spitalit Covid 1, janë proceduar penalisht dhe po hetohen. Në një status në profiling e tij në Facebook, Meta shkruan se të humbasësh babain që vdiq në karrige e pa asnjë trajtim mjekësor dhe më pas të merr nën hetim është një qasje më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut.

Kreu i Shtetit bën thirrje që të lihen të qeta motrat Lalo dhe që hetimet të fokusohen tek institucionet, tek spitalet ku trajtohen pacientët, por që pas denoncimeve, duket se nuk e kanë dhënë shërbimin e nevojshëm. Sipas Metës, çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Reagimi i plotë i Metës

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre. Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.

Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret. Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë. Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur. Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie. Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.

Sot, dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, kanë folur pasi u proceduan penalisht nga policia, me pretendimin se kishin përhapur informacion të rremë. Në një intervistë për “Neës 24”, vajzat treguan se kanë nisur përplasjet me mjeken Migena Qato, pasi babai i tyre u lutej përmes telefonit që ta nxirrnin nga spitali, pasi e kishin lënë në të ftohtë. Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo i kërkojnë Spitalit Infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre përfshirë diskun e skanerit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta rifat lalo vajzat e rifat lalos ilir meta rifat lalo vajzat e rifat lalos

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 16:35

TIRANË– Vili Minarolli, një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë e ka konsideruar të padrejtë faktin që dy...