Vdekja e ushtarakes Hasanaj/ Task forca e Mbrojtjes me urgjencë drejt Letonisë, do të ndjekë hetimin
7 Maj 2019, 08:10Nga DOSJA
TIRANË– Niset me urgjencë drejt Letonisë Task Forca e ngritur nga Ministrja e Mbrojtjes. Task Forca e ngritur nga MM bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë të aksidentit të ndodhur gjatë stërvitjes ku humbi jetën ushtrakja Zarife Hasanaj.(Lexo këtu)
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në MM do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
Autoritetet letonze dhe forcat e NATO-s kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ku përveç ushtarakes Hasanaj, mbetën të plagosur edhe major Klodian Tanushi dhe nëntetar Julian Kapaj. Në kamp janë ndërprerë përkohësisht trajnimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.
32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia ka vijuar operacionin për arrestimin e grupit të ashtuquajtur si falsifikatorë, dhe në pranga ka rënë një ndërtues.Ai është identifikuar si...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në studion e emisionit “Opinion” për aksionin e së hënës në qytetin e Sarandës. Ajo tha se nëndrejtori i spitalit të Sarandës, ...
Gjirokastër– Një aksident ka ndodhur në orën 07:30 te vendi i quajtur Kthesa e Viroit në Gjirokastër.Dosja.al mëson se një makinë ka dalë nga rruga dhe janë pla...
Ditën e djeshme në Letoni ushtarakja shqipatare Zarife Hasanaj humbi jetën pas një shpërthimi me minë teksa ajo ishte duke duke e çmontuar. (Lexo këtu)Pë...
Shkodër- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku janë përplasur dy mjete.Dosja.al mëson se aksidenti ka ndodhur në afërsi të...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Gjirokastër– Një aksident ka ndodhur në orën 07:30 te vendi i quajtur Kthesa e Viroit në Gjirokastër.Dosja.al mëson se një makinë ka dalë nga rruga dhe janë pla...