Politike

Vaksinimi anti-COVID! Koduzi nxjerr shifrat: Vetëm 0.04 doza për 100 banorë, Rama gënjen

18 Shkurt 2021, 12:58 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-COVID! Koduzi nxjerr shifrat: Vetëm 0.04 doza për 100

TIRANË– Eksperti i Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazment Koduzi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e spitaleve. Koduzi ka përmendur ritmin e vaksinimit duke bërë me dije se deri më 14 shkurt sipas shifrave të “The our world data”, janë administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë.


Edi Rama gënjeu kur tha se kishte garantuar dozat e mjaftueshme për vaksinimin e popullsisë. Të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën dhe provojnë dështimin e tij dhe të qeverisë në sigurimin e vaksinës. Edi Rama ka dështuar në gjithçka këto 8 vite dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dhe ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19,”-tha ai. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Shqipëria me Edi Ramën është në vendnumëro për çdo gjë. Me gjithë propagandën boshe të kryeministrit në ikje, Shqipëria renditet një nga vendet me avancimin më të pakët në vaksinimin e popullsisë në Europë. Sipas “The Our Ëorld in Data”, në Shqipëri deri në datën 14 shkurt, janë administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë, ndërsa mesatarja e Europës deri në 16 shkurt ishte 5.91 doza për 100 banorë. Edi Rama gënjeu kur tha se kishte garantuar dozat e mjaftueshme për vaksinimin e popullsisë. Të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën dhe provojnë dështimin e tij dhe të qeverisë në sigurimin e vaksinës. Edi Rama ka dështuar në gjithçka këto 8 vite dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dhe ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për veten e tij dhe miqtë e tij, të cilëve u jep me PPP paratë e taksave tona. Edi Rama ka dështuar ndaj dhe duhet larguar pasi nuk mund të ketë më në dorë fatet dhe jetën e shqiptarëve. PD ka një plan për të shëruar Shqipërinë. Me 25 prill fitojnë shqiptarët dhe humbet Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment koduzi gazment koduzi

Sondazh

Poll