Politike

Spitali i ri në Fier, Bushati: Na duhet më shumë informacion rreth planeve të qeverisë, Turqia është partner i çmuar i S

18 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Spitali i ri në Fier, Bushati: Na duhet më shumë informacion

TIRANË– Gjate mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme që u zhvillua ditën e sotme, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se është i mirëpritur ndërtimi nga Turqia i Spitalit Rajonal të Fierit, pasi lidhet me humanizmin dhe emergjencat.

Mirëpo ai kërkoi më shumë informacion në lidhje me kapacitetet që do të alokuohen në spital. Ndër të tjera ai shtroi pyetjen nëse ky investim i ri do të ndikojë në uljen e numrit të shtetasve shqiptarë që shkojnë për kurim në Turqi.


Do të doja të shprehja mbështetje për projektin e ardhur nga ana e qeverisë sa i përket kësaj nisme. E përshpejtuar apo në procedurë normale, besoj se kjo është një çështje e vendosur në Konferencën e Kryetarëve. Sado që secili prej nesh mund të ketë këndshikimin e tij për procedurat parlamentare, gjithësesi besoj se këtu duhet të nisemi nga objektivat që kanë lidhje me humanizmin dhe emergjencat. Është i mirëpritur ndërtimi i këtij spitali. Nga ana tjetër besoj se do ishte më normale që të kishim pak më shumë informacion për kapacitetet që do të alokohen për këtë spital.E dëgjova prof. Rakacollin, ideja është që do ti shërbejë të gjithë Jugut të Shqipërisë. Do të doja të kishim pak më shumë informacion rreth planeve të qeverisë. Duke qenë se shumë shtetas shqiptar marrin trajtim shëndetësor në Turqi, kanë një pyetje edhe në raport me pritshmëritë, pra do të kemi një reduktim të shtetasve shqiptar që marrin trajtim shëndetësor në Turqi? Besoj se Turqia është partner i çmuar dhe Shqipëria është e hapur për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë por edhe vende të tjera”, tha Bushati.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati spitali i fierit ditmir bushati spitali i fierit

Sondazh

Poll