Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora, partitë gjobiten me mbi 1 milionë euro për shkelje, Kosnett: Pë

18 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora,

KOSOVË Kosova ka përfunduar numrin e votave, duke mos përfshirë ato të diasporës dhe ato me kusht. Në bazë të të dhënave deri më tani fitues ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletët e votimit të ardhura nga jashtë. GERMIN ka thënë se deri në mbrëmje janë kontrolluar 5778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4146, ndërsa janë refuzuar 1632.  Prej tyre 37 votues, kanë votuar nga dy herë. Ndërsa, 787 nuk kanë të shënuar periudhën e aplikimit dhe 440 votues nga diaspora sipas këtyre të dhënave ishin refuzuar në këtë periudhë.

Sakaq, partitë politike ditën e sotme, për shkak të mos respektimit të heshtjes zgjedhore janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa( PZAP) me një total prej 1,200.00 euro. Ndërkohë që ambasadori italian Nicola Orlando dhe  ai amerikan Philip Kosnett kanë uruar ditën e sotme VV për fitoren si dhe kanë përgëzuar qytetarët që zgjedhjet që u mbajtën. Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se VV duhet të bëjë koalicion me LDK-në, ose PDK-në, dhe jo të qeverisë vetëm.    

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind, duke siguruar vetëm 14 deputet. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll