Bota

Bullgaria do të dhurojë vaksina anti-Covid për Maqedoninë e Veriut, kryeministrja: Vetëm kur të kemi sasi të mjaftueshme

18 Shkurt 2021, 10:57 Nga DOSJA
Bullgaria do të dhurojë vaksina anti-Covid për Maqedoninë e

MAQEDONIA E VERIUT-Bullgaria së shpejti do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, e cila ka thënë se kjo do të ndodh, kur vendi të ketë sasi të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian.

Sipas Ina, lidhur me arsyen sepse Bullgaria ende nuk ka dhuruar deri më tani, siç ka bërë Serbia, Zaharieva ka thënë se problemi është se u vonua dërgesa përmes mekanizmit Covax.

“Tani fillon furnizimi i rregullt i vaksinave nga BE-ja dhe shpresoj se së shpejti do ta kemi këtë mundësi. Bullgaria së shpejti do të dorëzojë vaksina në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaharieva.

Qeveria në Sofje në një seancë në dhjetor të vitit 2020, ra dakord që të ndaj  si donacion një pjesë të çdo sigurimi të vaksinave kundër Covid-19 për Maqedoninë e Veriut. Më 14 shkurt Serbia i dhuroi  Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë prej 4.680 vaksinash kundër COVID-19. Ndërsa ditëve në vijim pritet të arrijë edhe pjesa tjetër prej 8.000 vaksinave nga Serbia dhe me këto vaksina do të mbulohet i gjithë personeli mjekësor që punon në qendrat e Covid=19.

Lajmi kryesor:Serbia tregohet zemërgjerë në rajon, dhuron vaksina në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende të prekur nga mutacioni, nis vaksinimi

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bullgaria i jep vaksina maqedonise ekaterina zaharieva maqedonia e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut bullgaria i jep vaksina maqedonise ekaterina zaharieva maqedonia e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll