Bota

Covid-19/ Nepali aprovon për përdorim vaksinën Sinopharm të Kinës

18 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
Covid-19/ Nepali aprovon për përdorim vaksinën Sinopharm të

NEPAL-Nepali ka miratuar ditën e sotme, për përdorim emergjent një vaksinë të zhvilluar nga një filial i Sinopharm të Kinës. Sipas TheGuardian, kjo është vaksina e dytë e aprovuar pas AstraZeneca.

Aprovim, do të lejojë Kinën ti dhurojë 500,000 doza të vaksinës Sinopharm në vendi,  i cili muajin e kaluar mori një milion doza të vaksinës AstraZeneca falas nga India.

“Leja me kusht është dhënë vaksinës kineze për përdorimin e saj emergjent në Nepal,” tha Santosh KC, një zyrtar i lartë në Departamentin e Administrimit të Barnave.

Nepali gjithashtu do të blejë vaksinën AstraZeneca nga India. Ministri i Shëndetësisë Hridayesh Tripathi ka thënë se Nepali së shpejti do të blej dy milion doza të AstraZeneca, të bëra nga Instituti në Indi, për 4 dollarë secili, të njëjtin çmim që paguan Bangladeshi.

“Ne i kemi marrë një çmim të mirë nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për ta blerë atë, “-ka thënë Tripathi.

Nepali nisi procesin e tij të vaksinimit në 27 Janar duke filluar me punëtorë mjekësorë. Që prej fillimit të pandemisë ne vend janë shënuar 273,070 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 2,055 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nepal nepali aprovon siopharmeb vaaksinimi ne nepar nepal nepali aprovon siopharmeb vaaksinimi ne nepar

Sondazh

Poll