Aktualitet

‘Ti kthehen bashkëshores paratë e sekuestruara’/ Zbardhet kërkesa në Apel e Edvin Priftit, mjeku: Kërkoj lehtësim mase

18 Shkurt 2021, 09:38 Nga DOSJA
‘Ti kthehen bashkëshores paratë e sekuestruara’/ Zbardhet

TIRANË– Mjeku Edvin Prifti, i arrestuar për korrupsion ka depozituar një kërkesë në GJKKO ku kërkon që t’i kthehen paratë e sekuestruara në banesë pasi janë të bashkëshortes së tij.

Mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit si dhe shprehet se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin me veprat penale për të cilat është akuzuar.

T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në cantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë.”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.

Ndërkohë gjatë hetimeve për mjekun ka dalë në dritë një tjetër detaj. Prokuroria e Posaçme bën me dije se në zyrën e doktorit është gjetur një zarf bosh i cili lart mbante të shënuar emrin e një pacienteje. Mësohet se pacientja, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur, është ende e shtruar në spital. Ajo është marrë në pyetje nga SPAK.

Ndërkohë në zyrë mjekut një ditë më parë iu është sekuestruar dhe një bllok me shënime të emrave të pacientëve dhe bashkangjitur tyre edhe shumat e parave që ka marrë. Në bllok ishin të shkruar disa shuma që varionin nga 1 mijë deri në 10 mijë.

PËRSE U ARRESTUA MJEKU?

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, prej të cilit edhe u prangosën 9 persona, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edvin prifti edvin prifti edvin prifti kerkon lirine arrestohet edvin prifti edvin prifti edvin prifti kerkon lirine

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 07:56

ISLANDË– Shtatë është totali i personave të prangosur nga Policia islandeze për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, Armando Beqiri. Tre persona u arrest...