Bota

Detaje të reja nga sulmi i autobuzit me kosovarë në Mal të Zi/ Shoferi denoncoi rastin në polici, efektivët malazezë nuk

18 Shkurt 2021, 08:46 Nga DOSJA
Detaje të reja nga sulmi i autobuzit me kosovarë në Mal të

MAL I ZI–Mbrëmjen e djeshme një autobuz me të rinj nga Peja është sulmuar nga një grup serbësh në Berane të Malit të Zi. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, mirëpo shkaqet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura. Mirëpo në dritë kanë dalë disa detaje të reja.

Bëhet me dije se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhanjës dhe policia malazeze tha se nuk ishte asgjë e organizuar pasi ishte thjesht një gur që ishte qëlluar drejt autobusit.

Ndërkohë Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhanjë tha se policia malazeze ndodhej vetëm 200 metër nga vendngjarja dhe kur rasti është denoncuar policia i ka thënë të vazhdojnë rrugën pasi nuk mund t’i ndihmojnë.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”,është shprehur Semir Kardovic.

Media e huaj”Vijesti” tha se policia se nuk kishte indikacione se ishte një incident i organizuar, ndaj nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Media malazeze shkruan se policia mohon lajmet që kanë dalë në rrjet se nuk reagoi pas raportimit në polici.

Kjo është ajo që ne dimë për tani. Gjithçka është se ishte nje incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar. Eshtë pak e çuditshme që u raportua vetëm në Rozaje, por ne e regjistruam incidentin për çdo rast. Nëse ka diçka më specifike nesër, ne do ta shpallim veten,” ka raportuar qendra e sigurisë Berane.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora sulmohet autobuzi ne mal te zi sulmohet autobuzi ne mal te zi

Sondazh

Poll