Sport

“Australia Open”: Befason Tsitsipas, pas 4 orësh eliminohet Nadal!

17 Shkurt 2021, 17:39 Nga DOSJA
“Australia Open”: Befason Tsitsipas, pas 4 orësh eliminohet

AUSTRALI – Pasi ishte tri herë, me tri pikë të humbura në setin e pestë, vjen një “happy-end” i shkëlqyeshëm për tenistin Stefanos Tsitsipas, i cili rikuperon disavantazhin e dy seteve të parë, dhe në setin e final mund 7-5 Rafael Nadalin.

Tenisti i njohur spanjoll kishte komanduar pjesën e parë të të gjithë lojës: 3-6, 2- 6, për të vazhduar me 7-6, 6-4, 7-5 për tenistin me origjinë greke. Nadal, pas këtij rezultati i jep lamtumirën “Australia Open”

Tsitsipas, bëhet lojtari i tretë në histori, i cili ka mundur të rikuperojë dy setet disavantazh ndaj Nadalit. I pari ka qenë Federer në finalen në Miami në 2005 dhe më pas, Fognini në turin e tretë të “USA Open” më 2015.

Pas 4 orësh dhe 5 minutash, që zgjati kjo ndeshje, Tsitsipas kalon në gjysmëfinale të “Australia Open”. Për të, ëndrra për të fituar Slamin e parë të karrierës së tij, do të vazhdojë të premten, me një gjysmëfinale shumë të vështirë kundër Danil Medvedev.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australia open rafael nadal tenis australia open rafael nadal tenis

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2021, 17:26

Florian Marku gati për përballjen në “Wembley”

ANGLI – Boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë një përballje shumë të rëndësishme këtë fundjavë. Ai do të përballet me Charltonin të shtunën në “Wemble...