Sport

Ofendoi nga divani, Neymar rrezikon skualifikimin e rëndë, ja çfarë parashikon rregullorja e UEFA-s

17 Shkurt 2021, 17:43 Nga DOSJA
Ofendoi nga divani, Neymar rrezikon skualifikimin e rëndë, ja

PARIS-Mbrëmje në divan me telefonin në dorë, për Neymar, i cili u detyrua të humbasë ndeshjen e Champions League në “Camp Nou”. Sidoqoftë, PSG i tij fitoi ndeshjen e parë kundër Barcelonës, katalanasit kaluan të parët në avantazh me Messin. Përkundër kësaj, O Ney nuk u përmbajt që të shfrynte gjithë zemërimin e tij për penalltinë që u dha katalanasve- sipas tij – inekzistent dhe i padrejtë. “Kjo penallti është një shaka”, komenti i tij në Tëitter u fshi menjëherë. Për të festuar golin e parë të Mbappe, ai më pas shtoi: “Gol, ka**n”, gjë që vazhdon të jetë në Twitter.

 

GOL PORRAA

— Neymar Jr (@neymarjr) February 16, 2021

Komentet e tij jo aq elegante kanë krijuar një bujë të madhe, jo vetëm në rrjetet sociale. Neymar tani mund të rrezikojë edhe një skualifikim të mundshëm në Champions League për dy ndeshje: kodi disiplinor i Uefa-s parashikon sanksione në rast “fyerjesh ose sjelljesh të tjera që shkelin rregullat themelore të sjelljes”. Nëse Uefa vendos ta gjobisë atë, ylli i PSG mund të skualifikohet deri në dy ndeshje, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e dytë dhe çerekfinalen e mundshme të PSG nëse kualifikohet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona neymar psg barcelona neymar psg

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2021, 17:26

Florian Marku gati për përballjen në “Wembley”

ANGLI – Boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë një përballje shumë të rëndësishme këtë fundjavë. Ai do të përballet me Charltonin të shtunën në “Wemble...