Bota

Kryetari i komunës Prishtinë, Ahmetaj komenton zgjedhjet: LVV-ja kryesonte, nuk i ka sjellë ndonjë ndryshim të madh Osmani

18 Shkurt 2021, 08:42 Nga DOSJA
Kryetari i komunës Prishtinë, Ahmetaj komenton zgjedhjet: LVV-ja

KOSOVË-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për procesin e zgjedhjeve dhe për ndikimin e Vjosa Osmanit në sigurimin e votave për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Gazeta Express, Ahmeti ka vlerësuar punën e anëtarëve të KQZ-së, ku ka përmendur kushtet e këqija të motit gjatë 14 shkurtit.

“KQZ kanë bërë punë të jashtëzakonshme, uebsajti nuk ka ra. Atë ditë edhe ditën edhe natën kemi qenë të angazhuar me pastrimin e borës sepse është dashtë me dërgu fletëvotimet nëpër fshatra, ka ra tepër shumë borë edhe e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu. Nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti në Dukagjin.

Gjithashtu, i pyetur për ndikimin e Vjosa Osmanit në totalin e votave që ka marrë LVV-ja ai ka thënë se, nuk mendon se ajo ka bërë shumë ndryshim, pasi rezultati i LVV-së ishte i lartë, por e ka bërë më të lehët për mbështetësit e LDK-së që të votonin për ta.

“Mendoj që Vjosa nuk është puna që i ka qu vota LVV-së, mendoj që ishin dalë mirë megjithatë, megjithatë, disa votuesve të LDK-së ua ka bërë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen, mos të kish shku një votues tradicional i LDK-së e kish pas shumë telashe me ja qit votën LVV-së. Fakti që Vjosa ka shku e ka bërë më të lehtë atë fakt sepse njerëzit kur e ndërrojnë votën e kanë shumë siklet me ja qit votën tjetër kujt, posaçërisht votuesit e LDK-së e kanë votuar LDK-në, po kësaj here e kanë bërë më të lehtë”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar, se nuk e di nëse Osmani do të dilte me këtë numër të votave po të kandidonte me listën e saj.

“A do të dilte me këto përqindje po të kandidonte vet nuk e di, po megjithatë unë e thash nuk ka pas askush legjitimitet si kjo listë, e unë mendoj që sa më shpejtë të krijohen institucionet është më mirë. Mendoj që pritjet janë të mëdha do të jetë problematike pak, ky numër i madh i deputetëve nuk ka kuptim që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje sepse dalin edhe më keq këto parti, kushton ajo jemi në pandemi”, tha Ahmeti.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shpendi ahmeti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove shpendi ahmeti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll