Bota

OKB thotë se 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës Covid, Guterres: Duhet barazi në shpërndarjen e

18 Shkurt 2021, 08:13 Nga DOSJA
OKB thotë se 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë

SHBA– Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara(KB), António Guterres, ka kritikuar ashpër shpërndarjen tepër të pabarabartë dhe të padrejtë të vaksinave Covid, duke thënë se 10 vende kanë administruar 75% të të gjitha vaksinave dhe duke kërkuar një përpjekje globale për të vaksinuar të gjithë njerëzit në çdo vend sa më shpejt të jetë e mundur.

Shefi i KB tha në një takim të nivelit të lartë të këshillit të sigurimit të KB të Mërkurën se 130 vende nuk kishin marrë ende një dozë të vetme vaksine.

“Në këtë moment kritik, barazia e vaksinave është testi më i madh moral përpara komunitetit global”,- tha ai.

Sipas The Guardian, Guterres bëri thirrje për një plan urgjent global të vaksinimit për të mbledhur së bashku ata me fuqinë për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave, shkencëtarët, prodhuesit e vaksinave dhe ata që mund të financojnë përpjekjen.

Ai u bëri thirrje fuqive të mëdha ekonomike botërore në Grupin e 20 për të krijuar një task forcë emergjente për të krijuar një plan dhe për të koordinuar zbatimin dhe financimin e tij. Ai tha që grupi i punës duhet të ketë kapacitetin për të mobilizuar kompanitë farmaceutike dhe aktorët kryesorë të industrisë dhe logjistikës.

Guterres tha se takimi i së Premtes i Grupit të Shtatë kombeve të mëdha të industrializuara, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanada dhe Italia mund të krijojë vrullin për të mobilizuar burimet e nevojshme financiare.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Mbi 110 mln të infektuar dhe 2,4 mln të vdekur, Kombet e Bashkuara kritikojnë shpërndarjen e padrejtë të vaksinave

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres okb kritika per shperndarjen e vaksinave vaksinimi ne bote antonio guterres okb kritika per shperndarjen e vaksinave vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll