Bota

Mbreti i Arabisë Saudite uron Vjosa Osmanin për Pavarësinë e Kosovës

17 Shkurt 2021, 21:55 Nga DOSJA
Mbreti i Arabisë Saudite uron Vjosa Osmanin për Pavarësinë e

KOSOVË- Mbreti i Arabisë Saudite, Selman ka uruar ditën e sotme Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin për pavarësinë e vendit. Saudigazette shkruan se mbreti Selman së bashku me princin Muhammad Bin Salman i dërguan një letër Presidentes për përvjetorin e Kosovës.

Në letrën e tyre ata e uruan Presidentes për 13-vjetorin e Pavarësisë së vendit si edhe uruan popullin e Kosovës për mirëqënie si dhe stabilitet.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota muhammad bin salman pervjetori i pavaresise se kosoves vjosa osmani muhammad bin salman pervjetori i pavaresise se kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll