Bota

“Urime fituesve”/ Abdixhiku: Askush nuk e ndal ndryshimin në LDK

17 Shkurt 2021, 20:34 Nga DOSJA
“Urime fituesve”/ Abdixhiku: Askush nuk e ndal ndryshimin në

KOSOVË- Kandidati për deputet nga ana e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar VV për fitoren e zgjedhjeve. Më anë të një postimi në Facebook, ai ka falenderuar të gjithë elektoratin që votuan LDK-në dhe tha se në parti ka nisur ndryshimi dhe se nuk do të ndalet. Më tej ai uroj edhe Kosovën për paravësinë.

“Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë. Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë. Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime. Kosovës gëzuar ditëlindjen,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll