Bota

Arrestohen 19 anëtarë të një grupi terrorist në Rusi, dyshohet se po planifikonin sulme

17 Shkurt 2021, 21:47 Nga DOSJA
Arrestohen 19 anëtarë të një grupi terrorist në Rusi,

RUSI– Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën se ka arrestuar 19 anëtarë të një grupi terrorist, që dyshohet se planifikonin sulme në Kaukazin e Veriut. Shërbimi i sigurisë tha se ata janë pjesëtarë të grupit të njohur si At-Takfir wal-Hijra.

“Ideologjia e grupit i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët, dhe qëllimi i tij është të krijojë kalifate”, – tha përmes një deklarate Shërbimi Federal i Sigurisë.

Sipas tyre, oficerët kanë gjetur armë, municion, eksplozivë dhe literaturë ekstremiste te të dyshuarit e arrestuar. Bastisjet nisën qysh më 1 shkurt në rajonet Rostov, Krasnodar Krai, Karaçai-Çerkesia, si dhe në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Grupi At-Takfir wal-Hijra është ndaluar dhe është shpallur ekstremist në Rusi qysh në shtator të vitit 2010.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen 19 terroriste ne rusi arrestohen 19 terroriste ne rusi

Sondazh

Poll