Bota

Sulmohet me zjarr, Kompania e gruas së kryeministrit grek

17 Shkurt 2021, 21:40 Nga DOSJA
Sulmohet me zjarr, Kompania e gruas së kryeministrit grek

GREQI- Kompania e gruas së kryeminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis, Mareva Mitsotakis është sulmuar ditën e sotme me bombola gazi dhe me benzinë. Kathimerini shkruan se sulmi në ndërtesën ‘Zeus + Dione’ ka ndodhur në orën 20:30 nga persona të panjohur. Në lidhje me këtë zyra e kryeministrit grek në një dalje publike bëri të ditur sulmin.

“Banditët bënë një sulm sonte në zyrat e kompanisë Zeus + Dione, themeluar nga gruaja e Kryeministrit, Mareva Grabovski Mitsotaki, me gaz dhe benzinë. Qeveria pa dyshim do të vazhdojë në rrugën e saj për të konsoliduar ndjenjën e sigurisë së qytetarëve me respektimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kjo është hera e dytë që kompania Mitsotakis është sulmuar. Fillimisht ajo u sulmua fillimisht në vitin 2018.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis mareva mitsotakis zeus + dione kyriakos mitsotakis mareva mitsotakis zeus + dione

Sondazh

Poll