Bota

Mitrovica e Veriut nuk feston Pavarësinë e Kosovës, mbulohet nga flamujt serb

17 Shkurt 2021, 20:54 Nga DOSJA
Mitrovica e Veriut nuk feston Pavarësinë e Kosovës, mbulohet nga

KOSOVË- 17 shkurti është dita më e rëndësishme në Kosovë, por jo për qytetin e Mitrovicës së Veriut. Gazeta Ekspress shkruan se teksa të gjithë qytetarët festojnë për pavarësinë në sitata në Mitrovicën e Veriut vazhdon normalisht.

Në qytet nuk është vendosur asnjë flamur i Kosovës dhe asnjë simbolikë që tregon se është dita e pavarësisë. Mitrovica e Veriut është e mbulur vetëm nga flamuj serb dhe4 se dita në qytet vijoji normalisht, si në shkolla po edhe në institucionet e tjera.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC.

(I.A.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dita e pavarsise se kosoves mitrovica e veriut dita e pavarsise se kosoves mitrovica e veriut

Sondazh

Poll