Bota

“Shqetësimet në Kosovë janë ekonomia, punësimi dhe drejtësia”/ Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të presë

17 Shkurt 2021, 21:11 Nga DOSJA
“Shqetësimet në Kosovë janë ekonomia, punësimi

KOSOVË- Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është urgjent. Në një intervistë për “Le Temps”, Kurti tha se përparësitë e qeverisë së tij janë punësimi, ekonomia dhe drejtësia. Por ai gjithashtu tha se mund të bëjë kompromis në mënyrë që të afrojë dialogun më Serbinë për hirë të qytetarëve. Ai gjithashtu ka folur edhe për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE, ku tha se kjo gjë nuk do të ndodhë në një kohë të afërt.

“Kjo çështje renditet e gjashta ose e shtata mes përparësive të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia … Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis për ta vendosur këtë dialogun të tretin ose të katërtin e përparësive të mia! BE dhe Ballkani janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin, por më shumë sesa një treg të përbashkët, ne kemi nevojë për investime. Europa Juglindore po përjeton largim të trurit dhe BE duhet të na ndihmojë të ndalojmë këtë hemorragji. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen një ditë dhe mendoj se duhet të jenë të gjitha në të njëjtën kohë. Nëse një prej këtyre shteteve hyn në BE para të tjerëve, ne përsëri do të kemi probleme, siç është rasti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti.

Në lidhje me bashkëpunimin e SHBA-së me BE-në për dialogun me Serbinë, ai tha se vendet duhet që të jenë në të njëjtën vijë.

“Integrimi nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por BE duhet të na japë një afat, në mënyrë që qytetarët e rajonit të kenë një shpresë. Ne gjithashtu duhet të rishikojmë procesin e Berlinit për ta shndërruar atë në një Plan të vërtetë Marshall, me theks në demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe arsimimin e brezit të ti. Ish-presidenti Trump pëlqente “faktet dhe interesat” dhe ne duhet t’i shtojmë kësaj “vlerat dhe parimet”. Shpresoj që Brukseli dhe Uashingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, ky është çelësi i suksesit”, tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi zgjedhjet ne kosove albin kurti dialogu kosove-serbi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll