Bota

Turqi/ E nxori shëtitje për të bërë selfie, burri hedh gruan nga shkëmbi për të përfituar nga siguracioni i jetës

17 Shkurt 2021, 19:09 Nga DOSJA
Turqi/ E nxori shëtitje për të bërë selfie, burri hedh

TURQI– Pas tre vitesh nga vdekja e një gruaje në Turqi në provincën Mugl, gjykata ka dhënë dënimin për bashkëshortin e saj.

Hakan Aysal, 40 vjeç, është akuzuar për vrasje me paramendim më shumë se dy vjet pas vdekjes së gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeç. Në kohën kur rënia fatale u konsiderua si një aksident tragjik, Aysal i tha policisë se gruaja e tij humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti.

Askush tjetër nuk ishte aty kur Semra Aysal ra më shumë se 300 metra në një pjesë piktoreske të provincës Mugla, në juglindjen e Turqisë, në qershor të 2018.

Aysal u arrestua në nëntor pasi doli se ai kishte marrë një pagesë sigurimi të jetës për gruan e tij, raportoi Hurriyet Daily News.

“Në përputhje me planin e tij, i pandehuri bëri sigurimin e aksidenteve personale në emër të gruas së tij, me një garanci prej 400,000 lira (74,000 dollarë amerikanë), me përfituesin e vetëm që ishte vetë,”– lexohej në aktakuzë.

Aktakuza pretendon se Z. Aysal e mori gruan e tij në buzë të lumit ndërsa ishin me pushime, pastaj e shtyu atë nga shkëmbi. Në atë kohë ajo ishte shtatë muajshe shtatzanë. Pak kohë më vonë ai shkoi në kompaninë e sigurimeve për të kërkuar pagesën. Aysal po përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hakan aysal semra aysal hakan aysal semra aysal

Sondazh

Poll