Bota

Mutacioni i Covid në Nigeri, shfaqen rastet e para në Angli, eksperti: Imuniteti i vaksinës do të zbutet, ka simptioma më t

17 Shkurt 2021, 19:20 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid në Nigeri, shfaqen rastet e para në Angli, eksperti:

ANGLI- Mutacioni i Covid në Nigeri ka hyrë zyrtarisht edhe në Angli. Ekspres shkruan se janë gjetur të paktën 32 raste të këtij mutacioni të Covid në vend. Në lidhje me këtë gjë ka folur eksperti i mikrobiologjisë qelizore Simon Clarke. Ai tha se ende nuk dihet se sa mund të përhapet ky variant i Covid dhe se a do të funksionojnë vaksinat ndaj këtij varianti.

“Ne nuk e dimë ende se sa do të përhapet ky variant i ri, por nëse është i suksesshëm mund të supozohet se imuniteti nga çdo vaksinë ose infeksion i mëparshëm do të zbutet. Unë mendoj se derisa të dimë më shumë për këto variante, çdo variant që mbart E484K duhet t’i nënshtrohet testit të mbi tensionit pasi duket se jep rezistencë ndaj imunitetit, nëse gjenerohet,” tha ai.

Cilat janë simptomat?

Një ekspert nigerian tha se ky variant Covid-i është shumë i ndryshëm nga variantet që janë zbuluar në vendet e tjera dhe se ka simptoma më të rënda.

“Variantet e zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, ato janë shumë të ndryshme nga variantet e zbuluara në Nigeri. Ajo që mund të themi klinikisht është se kemi më shumë njerëz që vijnë me shenja dhe simptoma të rënda,” tha ai.

Disa nga simptomat: 

Dhimbja e muskujve.
Të dridhura.
Dhimbje të fytit.
Rrjedhje të hundëve.
Dhimbje koke.
Dhimbje gjoksi.
Ngjyra e syve rozë.

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni nigerian i covid simon clarke mutacioni nigerian i covid simon clarke

Sondazh

Poll