Bota

Ilaçi izraelit që ‘vret’ Covid-19, shëroi 29 nga 30 rastet me virus

17 Shkurt 2021, 20:19 Nga DOSJA
Ilaçi izraelit që ‘vret’ Covid-19, shëroi 29 nga 30

IZRAEL- Izraeli ka krijuar një ilaç për luftën kundër Covid-19. Izraeli sot shkuan se EXO-CD24 ka mundur që të shërojë 29 nga 30 rastet e infektuar me Covid. Në lidhje me këtë ilaç kanë folur edhe 2 ekspertë Nadir Arber dhe Dr. Shiran Shapira ku thanë se ai është nëj ilaç shumë efikas si dhe i lehtë për tu prodhuar. Doktor Nadir tha se efikasiteti i ilaçit vihet re që në ditët e para të marrjes së tij. 

“Është një medikament shumë efikas. I lehtë për tu prodhuar dhe pa kosto të lartë. Për sa i përket mjekimit, ai ka dy efekte: i pari ka të bëjë me sinjalizimin e virusit dhe i dyti me ndalimin e përhapjes së tij. Avantazhi më i madh është qasja e lehtë me këtë mjekim, dhe fakti që ai nis një veprim të përqendruar në sistemin tonë imunitar, në momentin e parë të marrjes së tij. Efektet janë të dukshme që në ditët e para ndërsa për pak muaj sistemi ynë imunitar do të jetë në formën e tij më të mirë”, tha Arber.

Doktori më tej, shpjegoi se si funksionon ilaçi. 

Mjekimi frenon stuhinë citokine, një reagim vdekjeprurës imunitar si pasojë infektimit me koronavirus, që mendohet se është përgjegjësja për shumicën e vdekjeve që lidhen me sëmundjen. Përdoren ekzosome, qese të vogla bartëse që transferojnë materiale midis qelizave, për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri . Kjo proteinë është e vendosur në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar. Proteina ndihmon në qetësimin e sistemit imunitar dhe frenimin e stuhisë”, tha ai.

Ndërsa mjeku Shiran tha se mjekimi merret për 5 ditë dhe se ilaçi shkon direkt në mushkri në mënyrë që të godasë direkt virusin.  

“Një nga përbërësit më të rëndësishëm të këtij mjekimi është ai anti-viral. Mjekimi merret nëpërmjet inhalatorit një herë në ditë për disa minuta, për pesë ditë radhazi. Mjekimi drejtohet drejt në zemër të stuhisë, në mushkëritë – kështu që ndryshe nga formulat e tjera… të cilat në mënyrë selektive frenojnë një citokinë të caktuar, ose veprojnë gjerësisht, por shkaktojnë shumë efekte anësore serioze, EXO-CD24 administrohet në nivel lokal, punon gjerësisht dhe pa efekte anësore”, tha Shapira.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota exo-cd24 nadir arber shiran shapira exo-cd24 nadir arber shiran shapira

Sondazh

Poll