Bota

Moti i keq në SHBA, stuhia dëmton rrjetin elektrik, 3.4 milion persona ngelin në errësirë në Texas

17 Shkurt 2021, 19:41 Nga DOSJA
Moti i keq në SHBA, stuhia dëmton rrjetin elektrik, 3.4 milion persona

SHBA- Një stuhi e madhe ka lënë në errësirë 3.4 milion persona në SHBA. CNN shkruan se stuhia ka dëmtuar rrjetin elektrik duke lënë pjesën me të madhe të shtetit të Texas-it në errësirë dhe të ftohtë.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike shteti i Texas-it ka hyrë në emergjencë pasi është ndërprerë gjithashtu uji. SHBA-ja është prekur e gjitha nga moti i keq si dhe temperatura tmerrësisht të ulta.

Për shkak të të ftohtit si dhe borës në vend janë mbyllur shumë shërbime, ku ndër to janë edhe qendrat e vaksinimit nga Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhi ne shba stuhi ne shba

Sondazh

Poll