Bota

LISTA/ Destinacionet e pushimeve verore për njerëzit që kanë marrë vaksinën anti-Covid

17 Shkurt 2021, 18:51 Nga DOSJA
LISTA/ Destinacionet e pushimeve verore për njerëzit që kanë

Pushimet verore këtë vit pritet të jenë të kufijzuara për shkak të pandemisë që Covid-19 ka shkaktuar. Pasi udhëtimet janë anulluar dhe shtetet kanë mbyllur kufijtë me njëra-tjetrën pushimet nuk lënë shumë për të zgjedhur. Për këtë gjë CNN ka bërë një listë te vendeve që lejojnë udhëtimet për nejërzit që janë vaksinuar dhe kanë një passaportë vaksinimi.

Qipro
Në Qipro do të lejohen të gjithë ata persona të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinimit dhe kanë një pasaportë për ta vërtetuar këtë gjë. Por kjo gjë nuk do të aplikohet për të gjitha vendet po vetëm për ato vende të cilat konsiderohen si të sigurta.

Estonia

Vendi i dytë që lejon udhëtarë është Estonia. Të gjithë personat që kanë passaportë vaksinimi të Anglisht, Estonisht apo Rusisht do të lejohën të hyjnë në vend. Ndërkohë që për nejrëzit që kanë patur virus do tu kërkohët dhe një njoftim nga mjeku, ku thuhet se e kanë kaluar Covid-in.

Gjeorgjia

Gjeorgjia është një vend tjetër, i cili lejon të gjithë udhëtarët pa asnjë pengesë që të udhëtojnë në vend nëse kanë një passaportë vaksinimi.

Islanda

Gjithashtu Islanda është një nga vendet të cilat po heqin të gjitha kufizimet për personat që janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Polonia

Polonia është një nga vendet e para në Evropë të cilët kanë hequr karantinën për udhëtarët. Të gjithë personat që shkojnë atje me passaportë vaksinimi nuk kanë nevojë që të karantinohen.

Rumania

Rumania është vendi tjetër, i cili mirëpret vizitorë pa karantinë të detyruar nëse kanë marrë vaksinën anti-Covid. Ndërsa për personat që nuk kanë bërë vaksinat apo nuk kanë një test anti-Covid në 72 orët e fundit do të karantinohen për 10 ditë.

Seychelles

Në Seychelles mund të hyjnë pa  bërë karantinë të gjithë personat e vaksinuar dhe që kanë një test negativ për Covid-19.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pandemia dhe pushimet pushimet verore pandemia dhe pushimet pushimet verore

Sondazh

Poll