Bota

“Lexo më vonë”/ Whatapp do të sjell një risi të re për të gjithë përdoruesit, lajm i mirë për personat me shumë

17 Shkurt 2021, 10:14 Nga DOSJA
“Lexo më vonë”/ Whatapp do të sjell një risi

BOTË-Aplikacioni What’sApp, i cili përdoret gjerësisht, do të sjellë një risi për përdoruesit e tij. Sipas Corriere, ndërsa fokusi i përdoruesve vazhdon të jetë tek privatësia, WhatsApp vazhdon të zhvillojë dhe propozojë karakteristika të reja për aplikacionin. Së fundmi është propozuar një mjet që do të lejojë përdoruesit që të mos humbasin asnjë mesazh.

Opsioni “Lexo më vonë”, do të mundësojë që të shënoni një mesazh për ta lexuar në një moment të dytë, pa e humbur.  Mund të jetë një shtesë e nevojshme, veçanërisht për ata njerëz që janë pjesë e grupeve ku bisedat janë shumë aktive. Siç është raportuar nga WABetaInfo, kjo shtesë nuk është ende e disponueshëm, por do të shfaqet së shpejti.

Për ta përdorur atë, thjesht do të zgjidhet biseda e dëshiruar, të mbahet shtypur derisa të hapet menuja e dedikuar, në këtë pikë, mund të zgjidhet artikullin “Lexo më vonë”, i cili do të na lejojë të ruajmë mesazhet për t’u lexuar më vonë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota risia e whatapp whataap risia e whatapp whataap

Sondazh

Poll