Aktualitet

Drejtim i mjetit në gjendje të dendur dhe vjedhje parash, arrestohen në flagrancë 3 persona në Tiranë

17 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Drejtim i mjetit në gjendje të dendur dhe vjedhje parash, arrestohen

TIRANË– Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit E. M., pasi në biznesin ku ishte i punësuar ka vjedhur disa produkte, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor uarrestuan në flagrancë:  R. G., 39 vjeç dhe A. L., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 22 vjeç, pasi në biznesin ku ishte i punësuar ka vjedhur disa produkte, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G., 39 vjeç dhe A. L., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 16.02.2021, shtetasi I. H., 42 vjeç, ka kallëzuar se në fshatin Laknas, Domje, është kanosur nga një shtetas i panjohur. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane arrestohen tre persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 08:30

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qyt...