Vrasja e Eri Zefit! Prokuroria mbyll hetimet, s’ka më dyshime. E “keqja” i erdhi nga shoku i fëmijërisë, Mikel Aliaj e
17 Shkurt 2021, 08:21Nga DOSJA
LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, më 2 tetor të vitit 2019. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja në fshatin Zall-Xhuxhe të Mirditës, Prokuroria ka dalë në përfundimin se Mikel (Gjovalin) Alia ka nxjerrë në pritë të riun.
Hetuesit kanë kërkuar nga Gjykata e Lezhës që të marrin si të pandehur Alian, duke ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në prit, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.
Megjithatë, vrasja mendohet të jetë kryer nga dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar edhe pas hetimeve. I vetmi person që mund t’i vendosë ata para drejtësisë është vetëm Aliaj, por deri më tani ai nuk ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor. Edhe pse ka prova për implikimin e tij, 42-vjeçari mohon ngjarjen duke deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm.
34 vjeçari Eri Zefiu gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Pista kryesore që dyshohet është ajo e hakmarrjes,pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes. (Shiko dhe këtu)
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ISLANDË– Vrasja e 33-vjeçarit Armando Beqiri trondi vendin e vogël ishullor të Islandës, duke krijuar panik tek fqinjët e të riut. Për mediat vendas...
ITALI– Policia italiane dhe ajo shqiptare ka nënshkruar një protokoll operacional gjatë një takimi të Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike Prefektit F...
ISLANDË– Miqtë dhe të afërmit e Armando Beqirit kanë përlotur rrjetin me dedikimet që i kanë bërë 33-vjeçarit për ndarjen e tij nga jetë. Një prej m...
Lëvizja Besa ka propozuar ndryshimin e ligjit për letërnjoftim, me të cilin do të mundësohet që në letërnjoftime të ekzistojë shënimi i etnisë në mënyrë që krah...
ISLANDË– Armando Beqiri është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Islandë, jashtë shtëpisë së tij në Reykjavik. Armando me origjinë nga Tepelena...
TIRANË– Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për të riun Bekim...
ISLANDË– Vritet në ditën e lindjes 33-vjeçari nga Tepelena, Armando Beqiri. I riu shqiptar u qëllua për vdekje pak para mesnatës së djeshme në prang...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, pjesa e ...