Aktualitet

Hajdutët i futen në mes të natës në banesë, grabitet 80-vjeçarja në Tiranë, autorët arrijnë të marrin paratë e së

17 Shkurt 2021, 08:21 Nga DOSJA
Hajdutët i futen në mes të natës në banesë,

TIRANË– Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, në banesën e një të moshuare.

Dy persona kanë shkelur orën policore dhe janë futur në banesën e të moshuarës N.Ç, 80-vjeçe duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, në kryeqytet. Ka qënë e moshuara ajo që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Nuk dihen të tjera detaje për grabitjen, por policia tha se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet e moshuara në tiranë grabitje ne tirane grabitet e moshuara në tiranë grabitje ne tirane

Sondazh

Poll