Aktualitet

Tokat në Jug nuk do t’u jepen banorëve! Artan Lame sqaron kush merr AMTP-të: S’regjistrohet aty ku bie vepër e i

17 Shkurt 2021, 06:55 Nga DOSJA
Tokat në Jug nuk do t’u jepen banorëve! Artan Lame sqaron kush

TIRANË– Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame njoftoi nisjen e procesit të regjistrimit të tokës bujqësore, që është në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me aktin e marrjës së tokës në pronësi (AMTP). Në fjalën e tij, Lame shpjegoi se në dhjetor të 2020-s, u miratuan ligjet që plotësojnë procedurat për marrjen e AMTP-ve, të regjistrimit të tyre, dhe të saktësimin të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.

Lame përmendi se do jenë 4 kategoritë që përjashtohen nga dhënia e tokës në pronësi, një ndër to ishte ajo që përfshinte investimet shtetërore. Detaj që nënkupton se pronarëve të jugut nuk do t’u regjistrohen pronat. Kjo pasi prona për investime strategjike dhe turizëm, qeveria ka parashikuar rreth 16 mln metra katrorë nga Vlora në Ksamil, duke prekur edhe pronat e minoritetit.

Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4: a) truall; b) vepër e infrastrukturës publike; c) rërë bregdetare apo plazh; d) sipërfaqe ujore. Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj. Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK. Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit,”-tha Lame.

PJESË NGA FJALA:

Nga procesi i ndarjes së tokës sipas 7501 kanë përfituar 450 mijë familje dhe 1.8 milionë pasuri. Përtej kësaj, ende rezultojnë familje fshatare, e përdorin tokën bujqësore pa AMTP. Si të mos mjaftonin këto, në vitin 2008 qeveria e atëhershme miratoi një ligj (Ligji 9948/2008) me qëllim verifikimin dhe shfuqizimin e titujve të dhënë deri atëhere, ligj ky që e komplikoi edhe më keq situatën. Në maj të vitit që lamë pas, hyri në fuqi ligji 20 2020 që po përmbyll mangësitë e bëra me tokën. Pjesë e efekteve është edhe ligji 7501. Sfida e radhës në fshat është ajo e ndarjes së tokës bujqësore.  E para për AMTP nuk shqyrtohet më legjimiteti i titull mbajtësit. Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre. Nuk shqrytohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë. Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4: a) truall; b) vepër e infrastrukturës publike; c) rërë bregdetare apo plazh; d) sipërfaqe ujore. Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj. Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK. Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit. Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre. Pika 3 e lehtësirave të krijuara më sipër, bën fjalë për të gjitha ato familje ku, sasia e tokës të cilën disponojnë, nuk përputhet me atë që do të duhet të kishin marrë në zbatim të ligjit 7501/1991.  Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj. 5. Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK. 6. Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit. 7. Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte. 8. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre. Pika 3 e lehtësirave të krijuara më sipër, bën fjalë për të gjitha ato familje ku, sasia e tokës të cilën disponojnë, nuk përputhet me atë që do të duhet të kishin marrë në zbatim të ligjit 7501/1991. Dokumentacioni ekzistues i tokës po mblidhet pranë drejtorive tona rajonale nga të gjitha burimet e Bashkitë, njësitë vendore, këshillat e qarqeve.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame lufta per tokat ne bregdet tokat në bregdet artan lame lufta per tokat ne bregdet tokat në bregdet

Sondazh

Poll