Aktualitet

E rëndë! Ekzekutohet një shqiptar në Islandë, la pas gruan shtatzënë dhe fëmijën e mitur. Arrestohet autori

16 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
E rëndë! Ekzekutohet një shqiptar në Islandë, la pas

ISLANDË – Ekzekutohet shqiptari në Islandë. Mbrëmjen e sotme një shqiptar, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije është ekzekutuar me armë zjarri në Islandë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Rauðagerði, të Reykjavík, Islandë. Ndërkohë mësohet se autori që vrau shqiptarin është një 40-vjeçar, i cili është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim deri ditën e premte. 

Për fat të keq shqiptari ka lënë pas gruan e cila është shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. 

Ndërkohë policia po merret me hetimin e mëtejshëm për të zbardhur ngjarjen e plotë, sakaq banorët në zonën ku ka ndodhur vrasja kanë thënë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë dhe nuk kanë parë asgjë të dyshimtë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet shqiptari ne islande ekzekutohet shqiptari ne islande

Sondazh

Poll