Arrestimi i Priftit, shpërthen Mentor Kikia: Unë vetë kam dhënë lekë në spitale, boll tani se nuk ia vë dot ai çmimin z
16 Shkurt 2021, 20:48Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia është shprehur se arrestimi i mjekut Edvin Prifti është një vendim i drejtë, pasi në spitale ka korrupsion masiv.
I ftuar në “Open”, Kikia tha se vetë ai ka paguar kundrejt një shërbimi në spitale. Ai shtoi se është krejtësisht e patolerueshme që një mjek si Prifti të vendosë çmimin e zemrë sat ë dojë ai në spitalet shtetërore.
“Duhet parë çështja në kontekst dhe në raport me ligjin. Duhet të shkojë një mjek në burg, një mësues në burg, një gjykatës një prokuror një kryeministër bashkë me presidentin. Do të doja që të ndajmë dy gjëra, korrupsioni në shëndetësi. Një mjek nuk është thjesht një inxhinier, një mjek ka dy dimensione atë profesional që Prifti është në elitën e mjekësisë shqiptare dhe në dimensionin human ai nuk ka asnjë gen. Sepse njeriu që ka dalë nga përgjimet që ka paguar mjekun për të operuar nënën ai ka marrë borxh për të paguar tek mjeku. Dhe kjo ështëdyfish më e rëndë. Nisur nga denoncimet ka rezultuar që njerëzit kanë shkuar të marrin kredi, tjetri ka shitur lopën. S’mundet ai të vendosë çmimin e zemrës aty sa të dojë… të shkojë të hapë një spital privat e t’ia vejë, por jo të vendosë çmimet aty në spitalin e shtetit, me dorezat e shtetit, me shapkat e shtetit, e me tabelë në derë si bursa. Boll tani se unë vetë kam paguar aty për një njeri timin,”-tha Kikia.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj tha se i është shumë mirënjohës mjekut Edvin Prifti pasi ka shpëtuar familjarin e tij.I ftuar në “Open”, Lapaj tha se ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Prokuroria është nxituar që e ka vënë në masën “arrestm e burg”, kardiologun Edvin Prifti. E ftuar në “Open...
BRITANI– Një 40-vjeçar shqiptar, është arrestuar ditën e sotme nga policia britanike pasi është kapur me një fermë kanabisi, vlera e së cilës shkonte mb...
SHQIPËRI- Mësimi online ka nisur ketë të hënë metodën e re duke përdorur platformën Akademi.al.Ky është krijimi i një 23-vjeçari në Shqipëri i cili ...
ITALI- 9 persona mes tyre dhe tre shqiptarë, janë arrestuar në përfundim të një operacioni antidrogëështë zhvilluar në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije se ...
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar një foto me Amarildo Basin, 25-vjeçarin i cili vdiq mesditën e sotme teksa priste ambulancën, pasi ra në...
TIRANË- Lida Shosha, kirurge e përgjithshme në spitalin Amerikan është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi ditën e sotme kjo e fundit ka vendosur që të ...
MILOT- Ngricat dhe dëbora kanë gjetur sërish në kushte të veshtira familjen Veseli në Fushë-Milot. Familja shprehet se nuk i kanë munguar ndihmat për ushqime, v...