Aktualitet

Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, Lala: Gjyqtarja nuk ka vepruar e vetme, pas hekurave duhet të ishin të gjithë ata që morën m

16 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, Lala: Gjyqtarja nuk ka vepruar e vetme, pas

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se gjyqtarja Enkeleida Hoxha nuk ka vepruar e vetme në lirimin e të dënuarve. E ftuar në “Open”, Lala tha se pas hekurave bashkë me Hoxhën, duhet të ishin të gjithë zyrtarët e tjerë që ua kanë shtruar trasenë të dënuarve dhe kanë marrë milionat.

Lala përmendi edhe deklaratat e familjarëve, teksa tha se Hoxha mund edhe të jetë kërcënuar për të dhënë ato vendime.

“Për gazetarët e kronikës nuk ishte një suprizë arrestimi i gjyqtares Hoxha, pasi ndër vite e muaj kemi raportuar për lirimet dhe vendimet e dyshimta që ka ndërmarrë kjo gjyqtare. Por dua të theksoj se Enkelejda Hoxha nuk ka qenë vetëm në këtë histori. Dua të shkoj pak më tej. SPAK është duke kryer disa hetime mbi disa institucione të tjera që kanë qenë pjesë e sistemit për personat e liruar me kush, më shqetëson fakti që nuk kemi asnjë zyrtar të shërbimit të rpovës. Që një i dënuar i përjetshëm të fitojë lirinë me kusht duhet që të ketë të gjitha dokumentet Kristal. Hoxha dyshohet për korrupsion, por duhet të kthehemi pas në kohë. Në shtatë apo tetë lirime që ka bërë ajo, a është vetëm?

Jo. kemi zyrtarë që kanë firmosur për të punësuar këta të dënuar, njëri tek posta tjetri tek Ujësjellësi. Që i kanë cilësuar të burgosur shembullorë. Dua të them që ajo s;duhet të jetë vetëm pas hekurave. Duhet të jenë të gjithë ata që kanë marrë miliona, pasi ua kanë shtruar trasën të dënuarve. I vetmi rast kur ka reaguar Prokuroria ka qenë për lirimin e Endrit Doklen. Kemi katër iter që flasim për Enkeleida Hoxhën. Pse e lanë të ishte gjyqtare, ta shkarkonin. Unë nuk di nëse ajo ka marrë vërtet kërcënime nga kriminelë, por familja e ngriti këtë çështje. Nuk e di,”- tha Lala.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha klodiana lala arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha klodiana lala

Sondazh

Poll