Aktualitet

Tha se është arrestuar pa u shpallur vendimi, Lala dhe Kikia komentojnë fjalët e Ramës për Priftin: Kompromentuese, katast

16 Shkurt 2021, 21:29 Nga DOSJA
Tha se është arrestuar pa u shpallur vendimi, Lala dhe Kikia

TIRANË– Gazetarët Klodiana Lala dhe Mentor Kikia kanë komentuar fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një mjek të arrestuar para se të shpallej vendimi për Edvin Priftin.

Të ftuar në “Open”, Lala dhe Kikia thanë se fjalët e kryeministrit janë kompromentuese për drejtësinë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se do të ishte katastrofike nëse drejtësia e re arrin të ndikohet nga politika.

Pjesë nga biseda:

Mentor Kikia: Është kompromentues që kryeministri flet për një mjek të arrestuar akoma pa u shpallur vendimi, ndodh ajo që ndodh gjithmonë që politika futet kudo. Se Rama po përpiqet ta shesë si sukses elektoral. E konsiderojnë drejtësisë si departament të qeverisë, partisë.
Mjeku nuk është arrestuar për qëllime politike, ai doli rastësisht në një përgjim, i shkuan në shtëpi , i gjetën paratë e futën brenda. Është një përpjekje kotë e mjekut për t’i dhënë ngjyrë politike kësaj. Tani Rama po na shet SPAK si strukturë që është nën hyqmin e PS.

Klodiana Lala: Po ta marrim më kohën e shpalljes së vendimit, deklarata e kryeministrit ishte 3 orë para marrjes së vendimit. Ai ndjen nevojën për të treguar se reforma që ai ka ndjekur po funksionon. Për ta shitur para të gjithëve se SPAK po funksionon. Kisha preferuar që kryeministri  të mos përfshihej në këtë histori sepse i dha një kartë mjekut. Do të ishte katastrofike që drejtësia e re të ndikoj nga politika. Posti mund të intimidojë sistemin e drejtësisë nuk më lë shije të mire.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala mentor kikia klodiana lala mentor kikia

Sondazh

Poll