Aktualitet

Arrestimi i Priftit/ Adriatik Lapaj: I jam mirënjohës së shpëtoi një familjar timin, operonte tre zemra në ditë…Prokuro

16 Shkurt 2021, 20:40 Nga DOSJA
Arrestimi i Priftit/ Adriatik Lapaj: I jam mirënjohës së

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj tha se i është shumë mirënjohës mjekut Edvin Prifti pasi ka shpëtuar familjarin e tij.

I ftuar në “Open”, Lapaj tha se Prokuroria ka gabuar që e ka lënë në burg mjekun në fjalë, pasi nuk është e drejtë në bazë të kodit të procedurës penale. Avokati tha se kur për një person ka prova të mjaftueshme që ka kryer vepra penale, futet në burg, ndërkohë që hetimet deri në gjetjen e provave, mund të bëhen edhe në gjendje të lirë.

Lapaj tha më tej se duhet menduar edhe diçka tjetër, që Shqipëria nuk e ka luksin të ketë në burg një kirurg që operonte tre zemra në ditë.

“Jo, jo…nuk është se i kam dalë në mbrojtje. Raportin me ligjin dhe drejtësinë të gjithë e kanë personal. Mirënjohja është një veprim në vendin tonë, edhe sikur të dënohet unë i jam mirënjohës që ka shpëtuar një familjar timin. Por menedoj në bazë të kodit të procedurës penale ka kushte kur duhet arrestuar, ka dy momente, momenti i hetimit dhe ai i gjykimit. Ti do hetosh dhe pastaj nëse rezulton do e arrestosh. Jo ta arrestosh njëherë, pastaj po na doli gjë rrugës e dënojmë, po s’na doli e lirojmë. Në bazë të nenit ai arrestohet në bazë të rrezikshmërisë së veprës, rreziku që të largohet dhe rreziku që të prishë provat. Në rastin konkret nuk ka pasur rrezik që të largohet. Është një nga ato vepra që nuk mund ta burgosësh drejt për drejt. Mund të kishte hapësirë. Si masë sigurimi do e detyroja që të bënte inventarin derisa të mbylleshin hetimet nga shtëpia e deri në spital. Nëse provohej që ai e kishte kryer këtë gjë atëherë të dënohej. Por t’i heqësh mundësinë një kirurgu që operon tre zemra në ditë mua më duket e tepruar,”- tha avokati Lapaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj arrestohet edvin prifti adriatik lapaj arrestohet edvin prifti

Sondazh

Poll