Aktualitet

Arrestimi i Priftit, Klodiana Lala: Kishte 500 mln lekë në shtëpi, më la shije të hidhur por Prokuroria u nxitua

16 Shkurt 2021, 20:26 Nga DOSJA
Arrestimi i Priftit, Klodiana Lala: Kishte 500 mln lekë në

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Prokuroria është nxituar që e ka vënë në masën “arrestm e burg”, kardiologun Edvin Prifti. E ftuar në “Open”, Lala tha se Prokuroria kishte vetëm 20 orë kohë për të vërtetuar e hetuar që paratë që iu gjetën mjekut në banesë, ishin të ligjshme ose jo.

Vetë Lala tha se i ka lnë një shije shumë të hidhur fakti që mjeku kishte gati 500 milionë lekë kesh në shtëpi, ndërkohë që mund t’i kishte debozituar dhe deklaruar në bankë. 

“Nisur nga përgjimet e SPAK, ajo kërkoi masë të lehtë fillimisht që të pezullohej nga detyra, por pasi u kontrollua banesa apo zyra, dhe në fund atij iu gjetën rreth 500 mln lekë në total që është jo normale për dikë si ai., masa ndryshoi.
Mua ka lënë një shije të hidhur personalisht, se një njeri si ai s’ka pse mos t’i vendoste në bankë nëse i ka të ligjshme.

Unë Priftin e kam takuar ditën që shkoi në gjykatë, nga pezullimi nga detyra ai shkoi të arresti me burg. Unë se kam njohur më para Priftin, por prokuria ka ngritur dyshimin veprës penale të pastrimit të parave. Në rastin e mjekut prokuroria është nxituar për masën e sigurisë, s’kishte kohë për të hetuar, vetëm 20 orë, që të provonin që këto lekë vijnë nga korrupsioni. Prandaj them që prokuroria duhej ta hetonte në një masë tjetër atë,”- tha gazetarja Lala.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet mjeku edvin prifti edvin prifti klodiana lala arestohet mjeku edvin prifti edvin prifti klodiana lala

Sondazh

Poll