Bota

‘Dialogu me Serbinë nuk është çështje parësore’, kryeministrja e Serbisë i drejtohet Kurtit: Keqardhje! Është mëny

16 Shkurt 2021, 21:41 Nga DOSJA
‘Dialogu me Serbinë nuk është çështje

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pasi homologu i tij kosovar Albin Kurti, pasi fitoi zgjedhjet tha se nuk është dialogu me Serbinë nuk është ndër prioritete e tij të para. Ndërohë Bërnabiq në një deklaratë për mediat ka thënë se shtë për të ardhur keq që Kurti ka thënë një gjë të tillë, duke shtuar se kjo gjë tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike.

Ajo shtoi se vetëm përmes dialogut Prishtina mund të vijë në rrugën e integrimit evropian, pasi sipas saj pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. 

“Është për të ardhur keq dhe tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike në Prishtinë.  Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh. “– ka thënë ajo. 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në fjalimin parë që mbajti si kryeministë pas përfundimit të numërimit të votave tha se prioritet për të do të jenë qytetarët që i kanë besuar dhe punësimi e jo krijimi i ekipit për dialoguar me Serbinë.  

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll