Bota

Nuk ka të ndalur, Turqia sërish kërkime në Greqi

16 Shkurt 2021, 20:24 Nga DOSJA
Nuk ka të ndalur, Turqia sërish kërkime në Greqi

GREQI- Turqia sërish ka njoftuar për kërkime dhe hetime hidrografike në Greqi. Protothema shkruan se anija kërkimore turke “Cesme” do të vazhdojë kërkimet në Egje në perëndim të Lemnos dhe Agios Efstratios dhe në lindje-verilindje të Skyros.

Kërkimet pritet të zgjasin nga data 18 shkurt deri në 2 mars. Nga mediat greke kjo gjë është cilësuar si një provokim i ri nga ana e Turqisë.

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni perplasja greqi turqi perplasja greqi turqi

Sondazh

Poll