Bota

“Nuk donte t’ia dinte për gjyqin ndaj Donald Trump”, Melania Trump dënon ‘fiksimin e sëmurë’ të mediave

16 Shkurt 2021, 20:51 Nga DOSJA
“Nuk donte t’ia dinte për gjyqin ndaj Donald Trump”,

SHBA- Ish-zonja e parë e SHBA-ve ka reaguar pas lajmeve që qarkullonin ku thuhej se ajo nuk donte t’ia dinte për gjyqin e paditjes së Donald Trump.

Zyra e saj ka dënuar së fundmi “fiksimin e sëmurë” të mediave me të, shkruan Express.uk.

Një artikull i publikuar nga CNN pretendonte se ish-Zonja e Parë ishte “e hidhur dhe e ftohtë” ndaj burrit të saj Donald Trump pas trazirave të Kapitolit në Janar. Po ashtu, në lajm thuhej se Melanias nuk i pëlqen të flasë për politikë prandaj nuk është fare e interesuar në procesimet kundër Donald mbi protestën e dhunshme në Kongresin amerikan më 6 janar, ku pesë njerëz humbën jetën.

Në përgjigje të artikullit, zyra e Melania Trump shkroi në Twitter: “Zonja Trump nuk është më Zonja e Parë. Ajo është një qytetare private, nënë dhe grua.”

Melania dhe Donald Trump u larguan nga Shtëpia e Bardhë për të fluturuar në Florida pasi Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i SHBA muajin e kaluar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyqi ndaj donald trump melania trump gjyqi ndaj donald trump melania trump

Sondazh

Poll