Bota

Elon Musk ‘tërbon’ Twitter-in, fton Putin në një bisedë private në “Clubhouse”, Kremilini: Interesante, por

16 Shkurt 2021, 21:20 Nga DOSJA
Elon Musk ‘tërbon’ Twitter-in, fton Putin në një

RUSI- Manjati i tekonologjisë Elion Musk ka ftuar Presidentin rus Vladimir Putin që të përdorë aplikacionin Clubhouse. Në një etiketim që Musk i bëri Kremlinit e pyeti nëse do të bashkohet në një bisedë me të.

“Dëshironi të bashkoheni me mua për një bisedë në Clubhouse ?. Do të ishte një nder i madh të flisja me ju”,shkroi Musk në Twitter.

было бы большой честью поговорить с вами

— Elon Musk (@elonmusk) February 13, 2021

Ndërkohë që Kremlini ftesën e Musk e quajti interesante por shtoi se duhet të dinte më shumë rreth aplikacionit.

“Në përgjithësi, ky është sigurisht një propozim shumë interesant, por ne duhet disi të kuptojmë se çfarë nënkuptohet, çfarë propozohet saktësisht, kështu që së pari ne do ta kontrollojmë disi të gjithë këtë, dhe pastaj do të reagojmë. Së pari, ne duam të marrim një mirëkuptim. Ju e dini që Putini nuk përdor rrjete sociale, ai personalisht nuk i menaxhon ato” tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov.

Aplikacioni i më i ri social “Clubhouse” pas përdorimit të Musk shpërtheu në shikueshmëri. Në të përfshihen biseda audio dhe meme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota clubhouse elion musk vladimir putin clubhouse elion musk vladimir putin

Sondazh

Poll